Të maskuara si murgesha, dy gra tentuan të grabisin bankën… (Video)

Dy gra të armatosura që mbanin veshje të murgeshave u përpoqën të vidhnin një bankë në Tannersville të Pensilvanisë.

Imazhet e kapura nga kamerat tregojnë momentin kur të dyshuarat hyjnë në bankë duke mbajtur një pistoletë të zezë, dhe kur kërcënojnë, por pa sukses, nëpunësin e bankës.

Të dy murgeshat i kishin fytyrat e mbuluara me pelerinën që mbajnë murgeshat, dhe mbanin syze. Të dy gratë tani janë në arrati, dhe po kërkohen nga policia lokale dhe nga FBI. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=QnrDJbfxrY0