Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga përplasja e trenave në Egjipt.
Përveç numrit të madh të viktimave, raportohet edhe për të paktën 20 të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar nga problemet teknike, e fatkeqësisht ky nuk është aksidenti i parë i këtij lloji në Egjipt. /Mesazhi/