Të shtëna me armë në Durrës, gjenden dy persona të vrarë brenda një makine

Dy person kanë mbetur të vrarë në qytetin e Durrësi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka pasur një shkëmbim zjarri ku si pasojë e të shtënave me breshëri plumbat kanë kapur dy persona duke u marrë jetën.  Ngjarja në Shënavlash të Durrësit.  Ndërkohë policia konfirmon gjetjen e dy personave të vrarë me armë zjarri brenda në një automjet pranë tregut të makinave.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Lezhë janë gjetur të vrarë dy persona të tjerë.