Të sukseshmit dhe bota

Dr. Xhasim Sultan

Të suksesshmit në këtë botë janë ata që kërkojnë rrugët e hapura për t’iu afruar suksesit, ndërsa të tjerët qëndrojnë përpara dyerve të mbyllura, duke vajtuar fatin e keq. Ai që mbetet pas nga karvani i njerëzimit do ta gjejë veten përballë një realiteti ku të tjerët kanë zënë shumë nga vendet e përparuara. Detyra e tij nuk është të numërojë vendet e zëna apo sofrat ku nuk është ftuar, por të ndërtojë forcën e vet dhe të nisë nga aty ku mundet.

Nëse ne e shohim botën vetëm përmes kërkimit të rrugëve të bllokuara, nuk është çudi që do t’i gjejmë ato – sepse të tjerët nuk kanë qëndruar duarkryq. E baraspesha e shëndetit është të gjejmë hapësirat e veprimit dhe të efektivitetit dhe t’i zgjerojmë ato, që të krijojmë mundësinë dhe të hapim horizontin.

Jemi mes dy ekstremeve të njerëzve: disa e shohin botën rozë, ku gjithçka “është në rregull”; e disa të tjerë e shohin atë si “errësirë mbi errësirë”, ku umeti nuk ka rrugë tjetër veçse të vdesë në heshtje apo të vetëvritet. Por ajo që na nevojitet është një brez që e sheh vështirësinë e rrugës dhe kërkon zonat e suksesit, për t’i zgjeruar ato.

Autor: Xhasim Sultan

Përktheu: Elton Harxhi