Telefonata me Draghin, Putini beson se ende nuk janë pjekur kushtet për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin beson se kushtet për një armëpushim në Ukrainë nuk janë pjekur ende, tha kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë për shtyp të enjten, transmeton Sky News.

Dragi bisedoi të mërkurën me Putinin në telefon. Kryeministri italian konfirmoi se Putini i ka thënë që kontratat aktuale të gazit mbesin në fuqi dhe se kompanitë evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro e dollarë.

“Ajo që kuptova, por mund të jem gabim, është se konvertimi i pagesës në rubla është një çështje e brendshme e Federatës Ruse”, u shpreh Draghi.

Putin i ka thënë Draghit se është ende “e parakohshme” takimi me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky. /koha