Temperatura pranverore, por ajri në Prishtinë është shumë i pashëndetshëm

Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët e Prishtinës janë zgjuar nën ajrin e pashëndetshëm.

Pas përfundimit të stinës së verës, sikurse edhe vitet e kaluara në kryeqytet kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit, ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.Sipas matësit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në Prishtinë është 164 ppm, shkruan lajmi.net.

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.