Një postim që u fshi, por që e dha mesazhin që duhej të jepej mbi shtetin më belasjellës në histori
Ministri pakistanez i Mbrojtjes Khavaja Asif shkaktoi një reagim të fortë diplomatik pasi postoi një mesazh të ashpër në rrjetin social X në të cilin e quajti Izraelin “të keq dhe një mallkim për njerëzimin”. Më pas, me gjasë nga presione politike apo diplomatike, ky postim u fshi.
Asif shkroi se “ndërsa bisedimet e paqes janë duke u zhvilluar në Islamabad, gjenocidi po kryhet në Liban” dhe akuzoi Izraelin për, siç deklaroi ai, vrasjen e vazhdueshme të civilëve në Gaza, Iran dhe Liban. Në të njëjtin tekst, ai ngriti pretendime mbi krijimin e shtetit të Izraelit, të cilat u pasuan nga reagime të ashpra izraelite.
Zyrtarë izraelitë, të cilët thanë se një retorikë e tillë vë në pikëpyetje besueshmërinë e Pakistanit si një ndërmjetës i mundshëm në negociatat e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat aktualisht po zhvillohen në Islamabad.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo ishte një “thirrje tronditëse për shkatërrimin e Izraelit”, dhe se deklarata të tilla nuk janë të pranueshme nga asnjë qeveri, veçanërisht jo nga ajo që paraqitet si një ndërmjetës neutral në proceset e paqes.
“Kjo nuk është një deklaratë që mund të tolerohet nga asnjë qeveri, veçanërisht jo nga ajo që pretendon të jetë një ndërmjetës neutral për paqen”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar reagoi gjithashtu ndaj deklaratave, duke thënë se ato përfaqësonin “shpifje të hapur antisemite” dhe gjuhë të papranueshme për një zyrtar nga një vend që merr pjesë në përpjekjet diplomatike.
“Të quash shtetin hebre ‘kancerogjen’ në fakt është thirrje për shkatërrimin e tij”, tha Sa’ar, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë të mbrohet kundër atyre që duan ta shkatërrojnë atë.
Por politikani i lartë pakistanez ka thënë një të vërtetë; ai nuk tha se hebrenjtë janë mallkim, ai tha që shteti i Izraelit është mallkim. Dhe kjo është një e vërtetë e qartë se çfarë i ka ndodhur rajonit e më tej qëkur u sajua ky shtet, i ngritur mbi padrejtësi historike, politike e njerëzore bashkë. /teshesh





