Tërmet 6,1 ballë godet ishullin e Kretës në Greqi

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka goditur ishullin grek të Kretës në orët e para të ditës së sotme, transmeton Anadolu.

Tërmeti është ndier në Kretë dhe ishullin e Rodosit, njoftoi transmetuesi publik ERT, duke shtuar se është lëshuar një paralajmërim paraprak për cunami, duke i këshilluar banorët të largohen nga zonat bregdetare.

Nuk u raportuan dëme të konsiderueshme materiale apo viktima.

Duke folur për transmetuesin, sizmologu grek Efthymios Lekkas ka thënë se bëhet fjalë për një tërmet të izoluar pa lidhje me tërmetet rreth ishullit të Santorinit në mars ose atë në Stamboll në prill.