Tërmeti e tsunami shkaktojnë me dhjetëra të vdekur në Indonezi

Indonezia u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 7.5 ballë, i cili gjeneroi edhe tsunam në zonat bregdetare. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi.

Mbi 50 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur, me dhjetëra të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur.

Video të tmerrshme janë publikuar nga zonat bregdetare, ku njerëzit duken të tmerruar, ndërsa mundohen të braktisin me shpejtësi ndërtesat e tyre.

Muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku të paktën 460 persona u konfirmuan të vdekur./tch