Tërmeti në Indonezi, izolohen 700 turistë në malin vullkanik

Afro 700 persona kanë mbetur të bllokuar pranë një mali vullkanik në një ishull turistik të Indonezisë pasi vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të dielën.

Aktualisht një operacion shpëtimi po zhvillohet në ishull, për t’i larguar nga zona e rrezikshme.

Sipas zëdhënësit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimi të katastrofave të paktën 689 persona kanë mbetur të bllokuar në lartësinë e 3,726 metra mbi nivelin e detit pas tërmetit të fuqishëm.

Nga e diela pasdite deri të hënën paradite është bërë i mundur evakuimi i 370 personave, ndërkohë që operacioni është ndërprerë për shkak të errësirës./tch