Tesla me furnizues nga Koreja e Jugut për pjesët e Cybertruck

Kohët e fundit u raportua se Tesla bëri një porosi të madhe për pjesët e kamionçinës që pritet të hyjë verës në prodhim, Cybertruck.

Tani, sipas lajmeve të publikuara nga faqja e internetit e Koresë së Jugut Maekyung.com, furnizuesi ka konfirmuar porosinë, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike bëri një porosi për pjesët e shtyllës A, B dhe C për Tesla Cybertruck.

Porosia totale ishte me vlerë rreth 227 milionë dollarë, me pjesët që vinin nga furnizuesi Seoyeon E-Hwa.

Sipas Teslaratit, Seoyeon E-Hwa është një ndarje e Indekseve të Përbëra të Çmimeve të Aksioneve Koreane (KOPSI), e cila punon për të gjurmuar Bursën Koreane. Megjithatë, interesant është fakti se kompania prodhon edhe pjesë të brendshme për automjete, së bashku me shtylla të ndryshme.

Seoyeon E-Hwa aktualisht është duke marrë me qira një objekt në Monterrey, Meksikë, jo shumë larg vendit të fabrikës së ardhshme të Tesla-s. Furnizuesi i pjesëve po paguan qira, vetëm për qëllimin e prodhimit të pjesëve për Tesla Cybertruck.