Tesla nuk pret të fillojë prodhimin me vëllim më të madh të Semi Class 8 përpara fundit të vitit 2024

Tesla nuk pret të fillojë prodhimin me vëllim më të madh të gjysmë kamionit elektrik Semi Class 8 përpara fundit të vitit 2024, tha dje CEO i Tesla-s, Elon Musk duke përmendur kufizimet e furnizimit me bateri.

Duke folur në një konferencë energjetike në Austin, Teksas, Musk nuk dha detaje se çfarë do të thotë prodhimi me vëllim më të lartë për Semin, raportoi Wall Street Journal.

Megjithatë, Musk pati deklaruar se prodhimet vjetore të Tesla Semit do të arrijnë numrin prej 50 mijë njësive duke filluar nga viti 2024.

“Pra, ne synojmë paraprakisht të kryejmë 50 mijë njësi në vitin 2024 për Tesla Semi në Amerikën e Veriut. Dhe padyshim, ne do të zgjerohemi përtej Amerikës së Veriut”, tha Musk.