Tesla po synon ta blejë kompaninë gjermane që ka teknologjinë e karikimit me valë

Tesla raportohet se është në procesin e blerjes së kompanisë gjermane të karikimit me valë, Wiferion, që mund të shtyjë prodhuesin amerikan të veturave elektrike të nxjerrë një zgjidhje të karikimit me valë në të ardhmen.

Wiferion do të vendos biznesin e tij në Tesla International BV, që është një degë në pronësi të plotë të Tesla Inc që operon jashtë Holandës.

Në Shtetet e Bashkuara, Wiferion është aktiv përmes një marrëveshjeje licencimi global nga viti i kaluar me WiTricity-in e cila i dha akses në portofolin e vet të pronave intelektuale të patentuara për të zhvilluar më tej aftësitë e tij të karikimit me valë për pajisjet elektrike industriale, duke përfshirë robotët dhe karrocat e transportit.

Disa kompani kanë punuar për teknologjinë e karikimit me valë për automjetet elektrike viteve të fundit, por teknologjia nuk është përfunduar.

Ekzistojnë disa çështje lidhur me këtë. Për shembull, nuk është aq efikas sa karikimi me kabllo. Është gjithashtu më e shtrenjtë, pasi në përgjithësi duhet të fusni një bllok karikimi të sigurt në tokë në vend që thjesht të montoni një karikues në mur.