Thaçi nga Graçanica: Serbia rrënoi 300 xhamia në Kosovë, kreu gjenocid

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në popullatën e Kosovës.

Ai duke folur në një debat me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medieve në Garaçanicë ka thënë se e gjithë bota e ka ditur kush e ka nisur luftën në ish-Jugosllavi.

Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka rrënuar xhami, texhe e kisha katolike.

“Gjithë bota e dinë kush e ka provokuar luftën, gjithë spastrimi e gjenocidi është kryer nga shteti i Serbisë, lufta në Kosovë është udhëhequre direkt nga Beogradi. Gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa texhe dhe 7 ose 8 kisha katolike. Tëra këto rrënime kanë pasur vlera të përmasave gjigante historike, dhe këto shëmti janë orientuar dhe dirigjuar nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë. As edhe një monument i komunitetit serbë gjatë tërë periudhës së luftës nuk është cenuar. Dhe ky është fakt i pakontestueshëm sepse lufta ka qenë për pavarësi e jo kundër popullatës civile, për këtë arsye edhe e kemi fituar luftën bashkë me miq”, ka thënë Thaçi.