Thaçi nuk merr “urdhra” nga Haradinaj, nuk përmend shkarkimin e drejtorit të AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) ka dështuar të ketë për raportim për herë të tretë radhazi, shefin e kësaj agjencie, Driton Gashi.

Gashi edhe kësaj here nuk i është përgjigjur ftesës së komisionit për raportim rreth arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve.

Zëvendëskryetarja e komisionit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se edhe pse pjesëmarrja e ndonjë përfaqësuesi të AKI-së në këtë mbledhje ka qenë e paralajmëruar, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Është paralajmëruar se do të vijë dikush nga AKI për të na njoftuar për ngjarjet e fundit, ne si komision që nga dita e premte i kemi dërguar 3 ftesa përgjegjësve të AKI-së, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit që të marrin masat e duhura. As në përpjekjen e trete s’kemi marrë përgjigje”, tha ajo

Sipas saj, AKI ka kërkuar që ky raportim të ndodhë pasi që te përfundojë raporti i AKI-së për rastin e fundit