Thaçi partive politike: Bëhuni pjesë e dialogut jepni kontributin dhe patriotizmin tuaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin e zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq, takim ky i pari i fazës së fundit të dialogut.
Thaçi ka thënë se ky proces mbështetët fuqishëm edhe nga SHBA-të që sipas tij edhe në këtë takim kanë pasur përfaqësuesin e vet, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se kjo fazë e dialogut do të jetë transparent dhe llogaridhënies para institucioneve dhe qytetarëve. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të përfshihet drejtpërdrejt pasi sipas tij nëse do të ketë një marrëveshje ajo duhet të ratifikohet në Kuvend më 2/3 e votave. “Arritja e një koncensuesi do ta forconte ekipin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai u ka bëri thirrje partive politike të bëhen pjesë e dialogut.“Ejani jepni vërejtjet e juaja kontributin dhe patriotizmin tuaj” , ka thënë Thaçi.Në takimin me Mogherinin si delegacion i Kosovës,Thaçi ka thënë se kemi bërë të qartë se jemi të interesuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare obliguese me Serbinë. Dhe ky proces të përmbyllet me njohje reciproke.Ai ka thënë se në këtë takim kanë njoftuar se Kosova nuk do të bëjë kompromise tjera që dalin jashtë Pakos së Ahtisarit.

Marrëveshja përfundimtare nga Serbia ka dimension të gjerë, pasi mundëson që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur”, u shpreh Thaçi.Ai ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pret që së bashku me kryeministrin, kryeparlamentarin, partitë politike, shoqërinë civile, të ulën të formojnë ekipin dhe të përgatiten për formimin e ekipit negociator.