Thaçi: Qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me ish-kryetarin e Kuvendit, njeherish kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, ka thënë se qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar.

Përmes një postimi në në Twitter, Thaçi e ka quajtur të frytshëm takimin me Veselin.

“Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar. Faleminderit zoti Veseli”, shkruan Thaçi, përcjell lajmi.net.

Thaçi po ashtu, pas takimit me Mustafën, ka njoftuar se janë pajtuar me ish-kryeministrin që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.

Ai tha se është mirënjohës ndaj Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet shtetndërtimit.

Këto takime po mbahen me qëllim të harmonizimit të çështjeve për interes shtetëror.