Thaçi: Seanca do të thirret shumë shpejt, brenda afatit kushtetues

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit konsultues me koalicionin PAN dhe minoritetet jo serbe, ka thënë se seanca konstituive e kuvendit do të thirret shumë shpejt.

Ai ka bërë të ditur se kjo do të bëhet në koordnim me sekretariatin e kuvendit dhe brenda afateve kushtetuese.

“Në përputhje me kompetncat e mia, shumë shpejt do të shpallim datën e mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit të Kosovës. Kjo do të ndodhë në konsultim me sekretaritin e kuvendit dhe në koordnim me afatet kushtetuese. Seanca do të thirret shumë shpejt”, ka thënë presidenti Thaçi.