Themeluesi i kriptomnedhave të kolapsura Terra dhe Luna besohet të jetë arrestuar në Malin e Zi

Edhe pse vendndodhja e tij gjeografike mbetej një mister, ai ishte aktiv në rrjetin social Twitter duke folur për ringjalljen e Terra-Luna apo për kolapsin e bursës së kriptomonedhave FTX.

Një individ i cili udhëtonte me dokumente të rreme i cili besohet se është themeluesi në arrati i kriptomonedhave Terra është arrestuar në Malin e Zi sipas një postimi në Twitter nga Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Kwon, një shtetas Koreano-Jugor, është themelues i dy kriptomonedhave të cilat kolapsuan Pranverën e 2022 duke fshirë afro 60 miliardë dollarë fonde investitorësh dhe goditur rëndë mbarë tregun me nisjen e dimrit kripto.

Në Shtator, agjencitë ligjzbatuese Koreano-Jugor lëshuan një urdhër arresti nën akuzat se ka shkelur ligjet vendase të tregjeve. Por autoritetet e kishin të pamundur të identifikonin vendndodhjen e tij.

Disa javë më vonë, kur nuk u gjet më në Singapor, Interpol lëshoi një “alarm të kuq” duke i kërkuar autoriteteve policore në mbarë botën të arrestojnë Kwon.

Edhe pse vendndodhja e tij gjeografike mbetej një mister, ai ishte aktiv në rrjetin social Twitter duke folur për ringjalljen e Terra-Luna apo për kolapsin e bursës së kriptomonedhave FTX.

Kwon insistonte se nuk po fshihej nga policia por ruan anonimitetin e vendndodhjes së tij për arsye sigurie.

Zyrtarët Malazezë të cilët arrestuan të dyshuarin si Kwon në aeroportin e kryeqytetit Podgoricë, thanë se po presin konfirmimin e identitetit të tij. Vendi ndaj kufirin me Serbinë, ku agjencia Koreano-Jugore e inteligjencës besonte se fshihej që prej Dhjetorit. Vendi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut.

Mali i Zi gjithashtu nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut.