Tifozët hedhin gjësende në fushë, ndërpritet ndeshja Shqipëri – Poloni

Në “Air Albania” është ndërpritur ndeshja.

Shqipëria dhe Polonia ishin duke u përballur në kualfiikimet e Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

Megjithatë ndeshja është ndërprerë në min e 77′ pas golit të shënuar nga polaku Karol Swiderski.

Pas golit të Swiderskit tifozët shqiptarë hedhen gjësende të ndryshme në drejtim të tij dhe kështu ndeshja u ndërprit. VIDEO

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i gjyqtarëve për fatin e kësaj përballjeje.