TikTok përmirëson ndërfaqen e aplikacionit për ekranet e mëdha dhe me palosje

TikTok, një aplikacion i cili tradicionalisht është orientuar drejt platformave mobile, tani do ë ofrojë një kohështrirje të përshtatur për ekranet e mëdha duke ofruar më tepër qartësi.

Një përditësimi i ri për aplikacionin TikTok sjell një eksperiencë të përmirësuar të shfletimit në rrjetin social për ekranet e mëdha dhe ato me palose.

Përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm për përdoruesit në mbarë botën për pajisje si iPad apo disa telefonë Android me ekrane me palosje.

TikTok, një aplikacion i cili tradicionalisht është orientuar drejt platformave mobile, tani do ë ofrojë një kohështrirje të përshtatur për ekranet e mëdha duke ofruar më tepër qartësi.

Në fund dhe në krye të ekranit do të jetë një shirit navigimi i cili e bën të lehtë qasjen në tabet dhe video të veçuara. Me këtë përditësim klipet mund të shikohen në orientimin horizontal duke krijuar mundësi të reja për krijuesit e përmbajtjeve të prodhojnë formate horizontale pas disa vitesh formave vetëm vertikale.

TikTok tha gjithashtu se do të vijojë të eksperimentojë me funksionalitete si Topic Feeds ku përdoruesit mund të eksplorojnë video në kategori specifike si gaming, ushqim apo modë.