Tillerson: Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë si Turqia

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se, “Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë si Turqia. Ne do t’i marrim parasysh shqetësimet e Turqisë rreth terroristëve të PKK-së”.

Tillerson ka theksuar se “do të vazhdojnë me praninë ushtarake deri në eliminimin e plotë të DEASH-it në Siri dhe nuk do të përsërisim gabimin e njëjtë të vitit 2011 në Irak”, rapoton Anadolu Agency (AA).

Ai poashtu ka shtuar se, “Ne e dimë për ndihmat humatare që Turqia ofron në Siri. Ne kemi nevojë për Turqinë për ndërtimin e së ardhmes së Sirisë”.