Në Tiranë është protestuar kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael, raporton Anadolu.
Me moton “Jo në emrin tim”, dhjetëra qytetarë, por edhe aktivistë kanë protestuar pranë selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Protestuesit kanë kundërshtuar vizitën dhe takimet e kryeministrit Rama me zyrtarët izraelitë, ndërsa raportohet se janë penguar nga forcat e policisë.
Aktivistët kanë theksuar në rrjetet sociale se “Mblidhemi bashkë për të treguar se turpet e bashkëpunimet në krime nuk mund të normalizohen”.
Raportohet se forcat policisë izoluan qytetarët, duke mos i lejuar ta vazhdonin protestën përpara Kryeministrisë.
Gjithashtu, sipas organizatorëve, disa aktivistë janë shoqëruar nga policia.
Ndërkohë, një protestë në mbështetje të Palestinës dhe kundër vizitës së kryeministrit Rama në Izrael është paralajmëruar edhe për 30 janar nga disa organizata të shoqërisë civile në Tiranë.
Kryeministri Rama realizoi më 26 dhe 27 janar një vizitë në Izrael, vizitë e cila ka shkaktuar edhe reagime kundër në Shqipëri.






