Tjetër tragjedi! Përmbytet anija me gra e fëmijë, të paktën 130 të zhdukur

Të paktën 130 persona janë zhdukur në Nigeri si pasojë e përmbytjes së një anijeje.

Sipas BBC mësohet se shumica e udhëtarëve ishin gra e fëmijë, të cilët po udhëtonin nga Niger, në drejtim të shtetit Kebbi.

Dëshmitarët okularë thanë se rreth 200 njerëz ishin në anije, ndërsa kanë mundur të shpëtojnë vetëm 22 persona.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se në vendngjarje ndodhen ekipe shpëtimi dhe polumbarë, të cilët po tentojnë të shpëtojnë të zhdukurit, megjithëse sipas tyre gjasat janë të pakta që të gjenden shumë të mbijetuar.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”-tha Abdullah Buhari Wara, kreu administrativ i rrethit Ngaski. /tetovasot