Tjetër viktimë nga COVID-19 në Shqipëri: 50 vjeçari ndërron jetë në Infektiv

Një 50 vjeçar humb betejën me COVID-19 dhe ndërron jetë në spitalin e Infektivit duke e çuar në 30 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi informon se ka ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ai ka qenë në reanimacion dhe ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë mbrëmë humbi jetën 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.