Toyota pranon se disa vetura Daihatsu për testimet e përplasjeve ishin manipuluar për rezultate më të mira

Daihatsu, një nën-degë e Toyota Motor Corporation, është në telashe pasi që pranoi se ka manipuluar veturat në mënyrë që ato të performojnë më mirë në testet e përplasjeve. Ky problem ndikon te 4 modele: Toyota Yaris Ativ, Perodua Axia, Toyota Agya dhe një produkt në ardhje, emri i të cilit nuk është publikuar.

Gjatë testimit të ndikimit nga përplasja prej anash, këto vetura kishin një shenjë në panelin e brendshëm të derës së përparme. Kjo shmangi mundësinë e përplasjes duke krijuar një skaj të mprehtë që mund të kishte lënduar një pasagjer kur hapej airbag-i anësor. Kur modelet dolën në shitje, ato nuk kishin prerje.

Nëpërmjet një deklarate, Daihatsu tha se i ka shitur 88,123 ekzemplarë të këtyre modeleve. Ata kanë dërguar 76,289 njësi të Toyota Yaris Ativ në Tajlandë, Meksikë dhe shtetet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Katar, Bahrejn dhe Oman. Tutje ata e kanë bërë dorëzimin e 11,384 njësive të Perodua Axias në Tajlandë, raporton Drive.

Prodhimi i Toyota Agya nuk fillon deri në qershorin e këtij viti, kështu që asnjë model nuk është ende në përdorim nga ana e klientëve, e natyrisht, as modeli i paemëruar akoma nuk është në shitje.

Daihatsu trajtoi zhvillimin e këtyre automjeteve dhe testimin e tyre të sigurisë. Toyota më pas i quajti ato si produkte të vetë kompanisë.

“Meqenëse ky problem ka ndodhur me një veturë pasagjerësh të markës Toyota, ne besojmë se problemi nuk është i kufizuar në Daihatsu. Ne do të fillojmë duke kryer një hetim të detajuar dhe duke mbledhur plotësisht fakte për të kuptuar situatën, për të përcaktuar shkakun e vërtetë dhe për të punuar me zell për të parandaluar Një përsëritje.Ne gjithashtu do të informojmë publikun në kohën e duhur në lidhje me faktet që mësojmë përmes hetimeve tona”, tha kryetari i bordit të Toyota-s, Akio Toyoda.