Tragjedi, dy punëtorë humbin jetën duke punuar arën, iu rrokullis traktori

Një rast tragjik ka ndodhur pasditën e djeshme në Novëbërdë. Dy meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident.

Si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.