Tragjedi në familjen shqiptare në Australi, babai vret vajzën dhe dhëndrin

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai. Të dy u qëlluan me armë zjarri të martën nga babai i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.

Veton Musai, 29 vjeç, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Çifti u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre të martën. Ndërkohë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital pasi qëlloi veten me të njëjtën armë.
Policia e Victorias po heton një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.