Tre jetëhumbje në zemrën e Labërisë baritoro-intelektuale të trimërisë, mishit e rakisë
Rruga e ëmbël e Lumit të Vlorës shënoi tragjedinë më të rëndë qyshse aty nisi qarkullimi në një trase të re, ndër inisiativat e para infrastrukturore të Rilindjes kur erdhi në pushtet.
Gjëma rrugore ndodhi mbrëmjen e së dielës zonën e Drashovicës, në aksin Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Si pasojë, dy drejtuesit e mjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, humbën jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, pasagjeri në një prej automjeteve, Andrea Begaj, u nxorr nga në gjendje kritike por nuk arriti të mbijetojë.

Kujtojmë se rruga e re e Lumit të Vlorës nuk para ka patur ndonjë bilanc shqetësues aksidentesh deri më tani, afro pesë vjet pas hapjes. Dhe jo vetëm kaq; nuk ka qenë kurrë në lajmet e këqia të medias për cilësi të dobët apo korrupsion të aluduar.
Është një rrugë që përshkon një ndër krahinat më në zë të historisë së Shqipërisë, Labërinë, duke kaluar në fshatra me nam për ngjarje dhe heronj. Pos kësaj, ofron bukurinë natyrore mbresëlënëse, në një luginë me male nga dy krahët, e cila me nisje nga Vlora kulmon me Kuçin e njohur ku Rama çdo prag zgjedhjesh cakton kuotat e fitores politike te lokali i fshatit.

Duhet kujtuar gjithashtu se popullata e atyshme, referuar gjurmëve që ka lënë në shekuj e vite, është një ndërthurrje mes jetës baritore e asaj intelektuale, duke nxjerrë shumë emra të shquar të fushave të ndryshme, e njëherësh në tipare endet dhe mes trimërisë, mishit e rakisë, e mishëruar kjo te filmi ikonë “Malet me blerim mbuluar”.
Në finale, është ndër rrugët më të mira që ka bërë, e cila është dhe një alternativë e rrugës së Bregut në lidhjen mes Vlorës dhe Sarandës. /tesheshi





