Trajneri i Greqisë: Kosova është ekip i rrezikshëm me futbollistë të shpejtë

Nesër përballen Greqia dhe Kosova.

Kombëtarja e Greqisë e pret në shtëpi Kosovës në sfidën që luhet nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Ky duel është i fundit për të dyja ekipet në këto kualifikime dhe luhet vetëm sa për prestigj pasi të dyja kombëtaret tashmë kanë humbur gjasat për kualifikim.

Trajneri i Greqisë John van’t Shchip ka vlerësuar Dardanët para lojës duke thënë se janë ekip i rrezikshëm.

“Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë”.

“Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel”, tha John van’t Shcip.

Greqia momentalisht ka nëntë pikë në grup më vendin e tretë, kurse Kosova është e fundit me katër pikë.