Tre futbollistë shqiptarë përfshihen në ekipin e javës në Zvicër

Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit fundjavën që shkoi.

Si rezultat, paraqitjet e tyre në Superligën zvicerane janë shpërblyer dhe tre prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të xhiros së 21-të xhiros së 21-të.

“sport.ch_fussball”, e ka zbuluar formacionin 4-4-2, ku përfshihen tre futbollistë shqiptarë.

Në mbrojtje e gjen veten mbrojtësi i Zurixhut, Mirlind Kryeziu.

E në mesfushë mund t’i shohim Ardon Jasharin e Luzernit dhe Kastriot Imerin e Servettes.

Ata bënë paraqitje të mëdha me ekipet përkatëse fundjavën që shkoi dhe me plot meritë përfunduan në formacionin e javës.