Eksperti i veturave, Scotty Kilmer, ka zbuluar tre gjërat që nuk duhet t’i thuhen kurrë mekanikut nëse dëshironi që motori i veturës të rregullohet siç duhet, raportoi “The Sun”.
Riparimi i veturës mund të kushtojë shumë, por nëse i thoni fjalët e duhura një mekaniku të besueshëm, mund të merreni vesh siç duhet.
Një ndër pyetjet që nuk duhet të shtrohen është se sa kohë do të duhet që vetura e tyre të rregullohet, pasi që mund të ndodhin vonesa në punë dhe pritje për pjesë.
Pyetja tjetër që mund ta shqetësojë mekanikun është se sa janë të shtrenjta pjesët. Duhet treguar kujdes dhe të keni ide të përgjithshme lidhur me këtë çështje. Pjesët e veturave mund të jenë të shtrenjta dhe ky nuk është faji i tyre.
Një tjetër gjë që nuk duhet t’u thuhet mekanikëve është “do ta çoja veturën diku tjetër, por ti ishe vendi më i afërt”. Mekaniku mund të fyhet me këtë rast. /koha








