Tre persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Tre persona të dënuar në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan janë arratisur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:25.

Rasti është raportuar menjëherë te autoritetet kompetente.

Sipas policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur t’i kapin tre të arratisurit, të cilët më pas janë kthyer përsëri në qendër.

“Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.