Tre persona nga Shqipëria i dhurojnë Kosovës 150 mijë euro për luftën ndaj COVID19

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka pasqyruar një tabelë me të dhënat e donatorëve që ndihmuan Kosovën në pandeminë COVID19.

Derisa ai ka falënderuar të gjithë, ka treguar se një donator i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150 mijë euro.

Ky është postimi i tij:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:

Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 119 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.