Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur

Një tren ka dalë nga shinat sot në Alpe të Gjermanisë jugore, duke lënë të vdekur tre persona dhe një numër të plagosurish, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni i nisur për në Mynih doli nga shinat në Burgrain, pranë qytetit turistik Garmisch-Partenkirchen, sipas policisë federale.

Qeveria lokale në Garmisch-Partenkirchen tha se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.

Nuk dihet se sa njerëz ishin në tren në momentin e aksidentit.

Linja midis Garmisch-Partenkirchen dhe Oberau, në veri të vendit të aksidentit, është mbyllur. /aa