Një person në cilësinë e këmbësorit është goditur sot nga treni.
Rasti ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë, saktësisht pranë kazermës së FSK-së dhe mësohet se i aksidentuari është rreth moshës 20 vjeçare.
Po ashtu merret vesh se i lënduari ishte aplikant për rekrut në FSK.
Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.








