Trepça shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

Ndërmarrja e “Trepçës” ka shpallur konkurs për pozitën e kryeshefit, disa ditë pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit.

Në faqen zyrtare të ndërmarrjes, thuhet se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve dhe se kontrata do të jetë trevjeçare, me mundësi vazhdimi.

Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 28 nëntor.

Abdurrahani është shkarkuar me kërkesë të minatorëve, të cilët qëndruan 10 ditë në grevë.

Minatorët kërkuan përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës.

Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre./