Tri raste të dhunimit në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunimit.

Në Gjakovë është raportuar për dy raste dhe në Ferizaj një.

Në Gjakovë rreth orës 13:00 një grua ka raportuar se dy burra të maskuar e kanë futur në veturë dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Policia ka identifikuar njërin nga të dyshuarit dhe e ka arrestuar.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.

Ndërkohë po në Gjakovë rreth orës 18:00 një grua në Gjakovë ka raportuar se një i dyshuar me dhunë e ka futur në veturë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

E në Ferizaj rreth orës 13:00, një grua ka raportuar në Polici se ish i fejuari i saj ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka raportuar në raportin e saj 24-orësh edhe për një rast të ngacmimit.

Një e mitur është ngacmuar në Shtime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.