Tri vetura zyrtare Gjykatës Kushtetuese i kushtojnë gati 60 mijë euro

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit. Blerja e tri veturave zyrtare nuk është se iu ka kushtuar edhe pak sa u përket financave, shkruan Indeksonline.

Tri vetura për nevojat e Gjykatës Kushtetuese, këtij institucioni i kanë kushtuar hiç më pak se 59.450,00 euro, që i bie se një veturë mund tu ketë kushtuar rreth 20.000,00 euro.

Bazuar në kontratën e publikuar, tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Porsche Kosova”, Sh.P.K nga Llapnasella. Poashtu bëhet e ditur se data e hapjes së tenderëve është bërë më 8 prill, derisa ajo e publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës më datën 18 të këtij muaji.