Tri viktima dhe 152 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë shënuar 152 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona.

Sipas Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki janë: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare nëse kanë shenja të COVID-it.

“Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes. Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit”, shkruan ministria.