Tronditet Shqipëria/ Nga karantina në vrasje e vetëvrasje, 6 viktima në vetëm 2 orë

Me hyrjen në fuqi të masave shtrënguese kundër përhapjes së COVID-19, u pakësuan ndjeshëm veprat penale, të raportuara nga policia. Ulja e kriminalitetit për marsin e këtij viti ishte në atë shkallë sa ndikoi në përmirësimin e shifrave të tremujorit të parë të 2020 në krahasim me një vit më parë. Por, si e shpjegojnë ekspertët antikrim këtë fenomen?!

Së pari, masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë kufizuar disa të drejta dhe liri gjatë këtij muaji. Komunikatat ditore të Policisë së Shtetit që prej javës së dytë e deri në fund të muajit mars duken qartë me një rënie të numrit të veprave penale të regjistrura në të gjithë territorin e vendit.

Por, kanë mjaftuar 6 javë. Sepse këtë të hënë, pas një lehtësimi të masave Shqipëria është tronditur nga disa krime në tre qarqe të vendit. Në Lezhë, Durrës dhe Elbasan.

Krimet e regjistruara pasditen e kësaj të hëne dhe që kanë ndodhur në harkun kohor të jo më shumë se dy orëve të ndara nga njëra tjetra kanë rritur bilancin e kriminalitetit në vend.

Vetëkarantimi përfshiu për afro 7 javë edhe ata që “jetojnë” me krimin, vjedhjen apo shitjen e drogës, dy prej veprave penale më të njohura. Psh, krimi i grabitjes së banesave ka qenë i pamundur për shkak të izolimit të njerëzve, gjithashtu ndalimi i lëvizjes me automjet që do t’i mundësonte autorit, kryerjen e aktivitetit kriminal, ka ndikuar sipas shpjegimit të ekspertëve.

Kësisoj, Shqipëria prej 50 ditësh ndodhet në karantinë dhe kriminaliteti ka qenë i ulët. Qytetarët u mbyllën të gjithë nëpër banesat e tyre dhe harruan hasmëritë me njëri-tjetrin dhe nisën të luftonin kundër armikut të përbashkët, virusit COVID-19.

Por autoritetet prej ditësh njëzëri kanë thënë se kulmi i COVID-19 është kaluar dhe është fituar një betejë kundër tij. Sot zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, u shpreh krenar që gjatë dy muajve kur shqiptarët kanë qenë të mbyllur ka pasur një numër të vogël aksidentesh dhe kriminaliteti po ashtu ishte minimizuar.

“Në lidhje me kriminalitetin dhe aksidentet vihet re një ulje drastike dhe kjo është e kuptueshme dhe për shkak të normave të izolimit”, u shpreh Hodaj në një intervistë televizive.

Në fshatin Lalm të Lezhës u gjetën dy persona të dekur, ku një prej tyre dhe ishte masakruar. Kol Murrani dhe Preng Simoni janë dy viktimat në Lezhë, e Policia ende nuk ka një pistë për vrasjen e tyre.

Ende pa u shuar jehona e armëve që u përdorën në Lezhë, një tjetër breshëri arme u dëgjua në Durrës. Të vdekur mbetën 2 vëllezër, Viktor dhe Besmir Haxhia. Ata janë gjetur nga Policia të ekzekutuar në makinën e tyre e po ponohet për zbardhjen e kësaj ngjarje