Ndryshim pushteti aty ku ku prej 16 vitesh qeveriste një njeri
Pas 16 vitesh ne pushtet, Viktor Orban pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare hungareze, duke parë kundërshtarin e tij, Peter Magyar, të mblidhte shumicën në parlamentin hungarez.
Në një fjalim drejtuar mbështetësve të tij, kryeministri në largim i vendit theksoi se e përgëzoi fituesin, ndërsa vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve, megjithëse i dhimbshëm, është i qartë.
“Rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm për ne, por i qartë. Nuk na u dha përgjegjësia dhe mundësia për të qeverisur. E përgëzoj fituesin. Ne kurrë nuk dorëzohemi, kjo është e vetmja siguri për ne. Ditët në vijim do të na ndihmojnë të shërojmë plagët tona”, tha Orbán në një fjalim drejtuar votuesve të partisë Fidesz, duke shtuar se partia e tij do të mbrojë interesat e Hungarisë nga pozicioni i opozitës.
Thënë ndryshe, në Hungari pësoi disfatë edhe vetë Trump, pasi Orban ishte aleati më i madh i tij në Europë. Për këtë arsye, Trump dhe administrata e tij e përkrahën hapur kryeministrin jetëgjatë hungarez.
Orban ishte po ashtu dhe mik i Netanyahut dhe përkrahës i qartë i politikave izraelite.
Ishte gjithashtu një katolikocentrik me prirje antiislame sa i përket emigracionit të popullatave muslimane në Europë. /tesheshi








