Trump i kundërpërgjigjet Merkelit në mënyrën më të ashpër (FOTO)

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i është kunërpërgjigjur kancelares gjermane Angela Merkel, e cila i quajti SHBA-të dhe Britaninë e Madhe si “aleatë të pasigurtë”.

 

“Ne kemi një deficit masiv tregtar me Gjermaninë, plus ata paguajnë më pak se sa që duhet për NATO-n dhe ushtrinë. Shumë keq për SHBA-të. Kjo do të ndryshojë,” shkroi Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.

Ky postim i Trump erdhi pasi kancelarja gjermane tha se duhet të rishqyrtohet aleanca me SHBA-të, dhe se Europa nuk mund të mbështetet gjithmonë tek kjo superfuqi. /MESAZHI/