Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Washingtoni “ka kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës, duke pretenduar se presidenti Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe janë larguar jashtë vendit, transmeton Anadolu.
“SHBA-ja ka kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe liderit të saj presidentit Nicolas Maduro, i cili së bashku me bashkëshorten e tij është kapur dhe është larguar jashtë vendit”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump në postimin e shkurtër tha se operacioni u krye “në bashkëpunim me forcat e zbatimit të ligjit të SHBA-së”.
Presidenti amerikan tha se detaje shtesë do të publikohen më vonë. Ai gjithashtu njoftoi se një konferencë për media do të mbahet më vonë në orën 11:00 në rezidencën e tij Mar-a-Lago në shtetin amerikan Florida.

