Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja tregtare me Indinë vazhdon të jetë e vlefshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që shpalli të paligjshme tarifat globale të vendosura nga administrata e tij.
“Marrëveshja me Indinë është në fuqi,” tha Trump, duke shtuar se SHBA do të gjejë mënyra të tjera ligjore për të zbatuar politikat tregtare.
Marrëveshja e përkohshme, e arritur me kryeministrin indian Narendra Modi, parasheh ulje tarifash dhe rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, si dhe angazhimin e Indisë për të rritur blerjet e mallrave amerikane.
Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Supreme kufizon përdorimin e tarifave si mjet presioni nga presidenti, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në gjykata. /mesazhi







