Trump: “Nëse Irani dëshiron luftë, ky do të jetë zyrtarish fundi i tij”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të rreptë ndaj Iranit, duke thënë se vendi aziatik do të shkatërrohet në qoftë se shpërthen një luftë midis dy vendeve.

“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i tij”, tha Trump në një postim në Twitter. “Asnjëherë mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake shtesë dhe aeroplanë në ngushticën e Gjirit, dhe deklarata e z. Trump shënon një ndryshim tonesh pas përpjekjeve të mëparshme për të minimizuar mundësinë e konfliktit ushtarak.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti u tha ndihmësve të tij se ai nuk donte që presioni i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të kthehej në konflikt të armatosur.

Dhe kur të enjten u pyet nga gazetarët nëse SHBA do hynte në luftë me Iranin, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo.”

Irani gjithashtu është përpjekur për të shuar tensionet. Të shtunën, ministri i saj i jashtëm këmbënguli se vendi i tyre nuk kishte oreks për luftë.

Pse nisën tensionet?

Fërkimet më të fundit vijnë pasi Irani pezulloi angazhimet e veta sipas marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015 dhe kërcënoi të rifillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar që përdoret për krijimin e armëve bërthamore.

Marrëveshja e 2015-tës kishte për qëllim shkurtimin e sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të përfundimit të programit bërthamor, por Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja vitin e kaluar, pasi e quajtën atë “të dëmtuar”.