Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se bisedimet diplomatike me Iranin do të ndërpriten menjëherë nëse Teherani tenton të mbledhë tarifa për trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.
Ai pretendon se zyrtarët iranianë i kanë siguruar Washingtonit se “nuk ka tarifa, nuk ka kosto sigurimi dhe asnjë lloj tjetër pagese” që kërkohet ose merret nga anijet që kalojnë nëpër këtë rrugë detare strategjike.
“Nëse ky është informacion i rremë, negociatat do të përfundojnë menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.
Presidenti amerikan gjithashtu ritheksoi se nuk do të dërgohet asnjë para në mënyrë direkte për Teheranin.
Në vend të kësaj, Washingtoni planifikon të përdorë fonde të kontrolluara iraniane për të paguar fermerët amerikanë për eksportet si misri dhe gruri. “Ushqimi është shumë i nevojshëm në Iran, dhe ne do ta blejmë atë për ta ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.



