Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm lidhur me një marrëveshje për ndalimin e luftës në Rripin e Gazës.
“Po ecim mjaft mirë me çështjen e Gazës. Steve Witkoff është këtu dhe mendoj se shumë shpejt mund të kemi diçka për të njoftuar,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trump kishte deklaruar në fund të qershorit se Izraeli kishte pranuar kushtet për një armëpushim 60-ditor, ndërsa negociatat vazhdojnë në Katar për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës 21-mujore në Gaza.
Raportohet se Hamasi kërkon një garanci nga SHBA që sulmet ajrore dhe ofensivat tokësore izraelite, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima palestineze, nuk do të rifillojnë edhe nëse armëpushimi përfundon pa marrëveshje për paqe të përhershme. /mesazhi








