Trump i shpallë luftë Rusisë në Twitter, dhe arena e luftës është Siria!

Në një postim provokues, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dha paralajmërimin e fundit ndaj Rusisë, duke bërë me dije se ka për t’iu përgjigjur çdo sulmi të regjimit Sirian. Ai i ka thënë Rusisë se raketat “po vijnë”.

“Rusia zotohet për të shuar të gjitha raketat që hidhen në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe të sakta’! Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë vrastare që vret popullin e tij me gaz, dhe i gëzohet kësaj! ” shkroi Trump në një post në Twitter.

Burimet lokale dhe OJQ-të që punojnë në zonë thanë se të paktën 70 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet kimike të se shtunës nga forcat e regjimit të Asadit në qytetin lindor Ghouta të Sirisë. /MESAZHI/