Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se ka pasur një “bisedë të shkëlqyer” me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, raporton Anadolu.
“Kam pasur një bisedë të shkëlqyer me presidentin shumë të respektuar të Sirisë”, tha Trump për gazetarët para se të nisej për shtetin Iowa.
Trump shtoi se të gjitha çështjet që lidhen me Sirinë dhe atë rajon po “shkojnë shumë, shumë mirë”.
“Pra, jemi shumë të kënaqur për këtë”, shtoi ai.




